Pyetjet më të shpeshta

A duhet të paguaj për transportin?

Çdo restorant paraqet tarifën që ju do të paguani për transportin. Në momentin që zgjdhini restorantin dhe vendosni produktet në shportë, përveç tarifës së produktit do të gjeni dhe tarifën e transportit për secilin restorant.

Çfarë duhet të bëni nëse gaboni diçka në porosinë tuaj?

Shërbimi i klientit është tërësisht i angazhuar për porositë tuaja në Snapfood, që nga momenti që kryeni porosinë tuaj e deri kur bëhet dorëzimi. Në rast se ju bëni diçka gabim, gjithmonë mund të na shkruani në adresën tonë të email-it ose të na telefononi në numrin tonë të telefonit. Porosia juaj e parë do të anulohet, që ju të bëni sërish porosinë që dëshironi.

Çfarë është Snapfood?

Snapfood është mënyra më e shpejtë dhe më e lehtë për të porositur ushqimin e preferuar në vendndodhjen që dëshironi.

Misioni ynë është që të sjellim restorantet e zonës, në shtëpinë, zyrën apo në adresën që ju dëshironi. Ne punojmë me restorantet më të mira në vend për t’ju ofruar një shumëllojshmëri ushqimesh.

Çfarë mund të bëni nëse harruat të shtoni diçka në porosinë tuaj?

Në bazë të kontratës të vendosur nga Snapfood dhe restorantet, ju mund të shtoni diçka në porosinë tuaj duke kryer procedurën standarte dhe restoranti do të njoftohet në mënyrë automatike. Nëse shtimi i porosisë suaj do të jetë brenda kohës së vendosur nga restoranti, për kohën që i duhet për të përgatitur dhe sjellë ushqimin përpara se të jetë nisur korrieri, ju do t’i merrni së bashku porositë me të njëjtin çmim transporti.

Çfarë ndodh nëse në momentin e dorëzimit ju nuk ndodheni në vendin e caktuar?

Nëse ju mendoni që nuk do të jeni në atë adresë, në momentin që mund të vijë porosia juaj, telefononi ekipin tonë të shërbimit të klientit. Korrieri do t’ju telefonojë përpara se ai të niset, që të konfirmojë vendndodhjen. Nëse korrieri apo restoranti nuk do të mund të flasin me ju edhe pasi është bërë konfirmimi i vendndodhjes, ju do të merrni nje vlerësim negativ si klient. Për ta shmangur këtë rast të padëshiruar, ju lutem të jepni informacione të sakta dhe të jeni të disponueshëm në momentin që do t’ju telefonojnë.

Cila është vlera minimale e porosisë?

Vlera minimale e porosisë ndryshon në varësi të restorantit, nga i cili porositni.

Cilat janë mënyrat e pagesës?

Pagesa kryhet pas dorëzimit të porosisë në lekë pra me “pagesë në dorë”. 

Cilat janë restorantet e listuara në Snapfood?

Ne bëjmë një përzgjedhje cilësore nga të gjitha llojet e kuzhinave të ofruara nga restorantet.

Çmimet në menunë online janë njëlloj si në restorante?

Çmimet variojnë sipas restoranteve të listuara. Ne inkurajojmë bizneset që të ofrojnë promocione në menunë online.

Duhet të lë bakshish?

Dhënia e bakshishit varet nga dëshira e klientit. Nëse mendoni se shërbimi ka qenë korrekt mund t’i lini bakshish korrierit në momentin që ai ju sjell porosinë.

E keni shkarkuar aplikacionin?

Snapfood ka aplikacionin e tij, të cilin mund ta shkarkoni në celular dhe tablet për iOS dhe Android.

Mund të ndodhë që porosia të vonohet?

Koha e dërgesës së porosisë është përcaktuar nga restoranti duke llogaritur kohën e përgatitjes dhe transportit të ushqimit, në bazë të adresës tuaj. Në rast vonese ju mund të kontaktoni me shërbimin e klientit ose me restorantin.

Në çfarë orari mund të porosis?

Orari për shërbimin e ofruar është në varësi të orarit që vendos restoranti dhe këtë informacion mund ta gjeni në Snapfood të përcaktuar për çdo restorant që zgjidhni.

Përse Snapfood nuk është i vlefshëm në qytetin tim?

Snapfood është i vlefshëm vetëm në Tiranë.

Si është cilësia e ushqimit?

Snapfood ka përzgjedhur restorantet më të mira, që ofrojnë për klientin ushqime të shijshme dhe me cilësi.

Si është i paketuar ushqimi?

Paketimi varet gjithmonë nga lloji i ushqimit dhe restorantit ku ju po bëni porosi. Restorantet tona kujdesen shumë për të përdorur paketimin që ruan temperaturën. Nëse keni sugjerime në lidhje me paketimin e ushqimit, ju lutemi na telefononi në numrin tonë të telefonit dhe ne do të kontaktojmë me restorantin.

Si funksionon Snapfood?

Është shumë e thjeshtë: shkruani adresën ku ju do të dëshironi t’ju dërgohet ushqimi dhe ne do t'ju listojmë të gjitha restorantet e zonës. Zgjidhni restorantin që preferoni, bëni porosinë tuaj, shkruani adresën dhe ushqimi do t’ju vijë shumë shpejt.

Si mund të veproni nëse keni alergji nga ushqime të caktuara?

Nëse keni alergji nga ushqime të caktuara dhe keni nevojë për një informacion të detajuar për porosinë, ju lutem telefononi restorantin.

Si vjen ushqimi tek unë?

Ushqimi do të dërgohet nga vetë restorantet. Çdo restorant do të tregojë kohën totale, që i nevojitet për të përgatitur ushqimin dhe për ta dërguar atë në adresën që klienti kërkon. Koha totale llogaritet duke marrë në konsideratë kohën e përgatitjes së ushqimit dhe distancës të adresës, ku do të dërgohet ushqimi.