Gjesti i mrekullueshëm i fitueseve të Giveaway-t të Snapfood që na preku zemrat!

Food
2 vjet më parë | Iconstyle.al
Gjesti i mrekullueshëm i fitueseve të Giveaway-t të Snapfood që na preku zemrat!

Gjesti i mrekullueshëm i fitueseve të Giveaway-t të Snapfood që na preku zemrat!

Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, aplikacioni i shpërndarjes së ushqimit Snapfood organizoi një Giveaway në faqen e vet të Instagramit ku fituesit e përzgjedhur në mënyrë rastësore në një shorte online, fituan kupona me vlerë 5000, 4000 dhe 3000 lekë për t’i shpenzuar në brendësi të aplikacionit.

Praktikisht, ushqim falas në disa prej restoranteve më të mira të kryeqytetit.
Menjëherë pas shpalljes së emrave të përzgjedhur në shorte, tre fitueset kontaktuan me stafin e Snapfood për të mësuar procedurën që do të ndiqnin për të kryer porositë.

Ato do të duhej të hapnin një llogari në Snapfood, ku do të gjenin kuletën virtuale me paratë e fituara nga giveaway. Sikurse u udhëzuan nga stafi i Snapfood, në përfundim të ҫdo porosie, ato do të mund të paguanin online me paratë e fituara dhe të depozituara në kuletë, duke e bërë super të thjeshtë të gjithë procedurën.

Por teksa merrnin udhëzimet, stafi i aplikacionit u përball me rastësinë më të bukur, që dëshmon ekzaktësisht shpirtin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Secila nga tre fitueset, vendosi që ta ndante ose ta dhuronte kuponin e fituar.

Fituesja e parë vendosi t’ja dhuronte kuponin motrës së saj, e dyta e porositi iftarin online dhe e ndau me kolegen e punës, ndërsa e treta vendosi t’ja dhuronte kuponin e fituar shoqes së saj besimtare që agjëron. Një mrekulli!

Përveҫ dhuratave, Snapfood u vjen në ndihmë përdoruesëve të aplikacionit që agjërojnë përgjatë Ramazanit edhe me një listë restorantesh hallall dhe jo vetëm, ku besimtarët mund të porosisin fare thjeshtë Iftarin me disa klikime. (Kliko këtu)

Nëse ende s’e ke aplikacionin Snapfood në telefonin tënd, shkarkoje në linkun e mëposhtëm dhe shijo ushqimet!

https://snapfood.al/download-app