A jeni gati të vini në provë njohuritë tuaja? SnapFood ju fton në një udhëtim argëtues dhe fitimprurës nëpërmjet Quiz-eve tona të veçanta. Në fund të çdo artikulli në blogun tonë, do të gjeni një Quiz me tre pyetje që lidhen drejtpërdrejt me temën që sapo keni lexuar. Kjo nuk është thjesht një lojë - është mundësia juaj për të fituar deri në 1000 ALL!
Si funksionon?
Procesi është aq i thjeshtë sa gatimi i një veze të skuqur!Pasi të keni lexuar një nga artikujt tanë informues në blog, do të gjeni një Quiz të shkurtër në fund të secilit. Përgjigjuni saktë të tre pyetjeve dhe voilà - 100 ALL sapo u shtuan në llogarinë tuaj SnapFood!
Por mos u ndaloni këtu. Keni mundësinë të merrni pjesë në 10 Quiz-e të ndryshme, duke e çuar fitimin tuaj në një total prej 1000 ALL.
E dini çfarë është më e mira? Paratë që fitoni nuk janë thjesht numra në ekran. Ato transferohen menjëherë në kuletën tuaj virtuale, sapo logoheni në llogari.
Kështu, mund t'i shpenzoni paratë e fituara për qejfin tuaj, duke bërë porosi të tjera në SnapFood.
I ëmbël shumë qyli? Nisja këtu: Blog