Në SnapFood paguhesh kur ha me miqtë - Ktheje çdo kafshatë në fitim!

Entertainment
3 javë më parë | snapfood
Në SnapFood paguhesh kur ha me miqtë - Ktheje çdo kafshatë në fitim!

Në SnapFood paguhesh kur ha me miqtë - Ktheje çdo kafshatë në fitim!

E di që në SnapFood shpërblehesh sa here ha? Duke qenë rrjeti i vetëm social që të lejon të porosisësh ushqim online, SnapFood sjell në jetën tënde mundësinë të kthesh çdo kafshatë në para!

Ndaj mblidhi miqtë kudo që i ke, koha të mbushni barkun e kuletat plot!

Shndërro çdo porosi në një mundësi fitimi!

Imagjino këtë skenar: Je duke lundruar në menunë e restorantit tënd të preferuar në SnapFood, ndoshta duke u përpjekur të zgjedhësh midis një pice të shijshme me tartuf apo një pjate me sushi të freskët… Sapo e bën porosinë, fillon magjia!

Me çdo porosi, fiton cashback (para të kthyera në kuletë), që mund t’i përdorësh sërish për porositë e radhës.

Sa më shumë porosi, aq më lart ngjitesh mes tre niveleve në SnapFood dhe aq më tepër rritet edhe përqindja e cashback që merr mbrapsht.

I ëmbël shumë qyli? Epo s’ka mbaruar!

Cashback përfiton edhe kur i dërgon miqve të tu Ftesa për Porosi. Ti merr në kuletë cashback nga porositë që miqtë bëjnë nga ftesa jote, ata marrin cashback nga porosia e tyre.

Qershia mbi tortë, Referali!

Referoja SnapFood të njohurve të tu. Për këdo që regjistrohet nga linku yt, përfitoni secili nga 200 lek në
kuletë. Regjistro kartën tënde në aplikacion (Po, po! Paguan edhe me kartë) dhe shpenzoji si t’i ka ënda
paratë e fituara nga referali.

Shijo shoqërinë, ushqimin dhe shpërblimet me SnapFood!

Bëhu pjesë e revolucionit të SnapFood, ku argëtimi, lidhjet shoqërore dhe përfitimet financiare
bashkohen për të krijuar një përvojë fantastike!


Shndërro çdo vakt në një mundësi për të eksploruar shije të reja, për t'u lidhur me njerëz që ndajnë të
njëjtat pasione dhe për të kthyer çdo kafshatë në një fitim real.


Kliko këtu, për ta shkarkuar menjëherë aplikacionin, nëse ende s’e ke në telefonin tënd.