Harroji lule. Mënyra e pagabueshme për të qetësuar një vajzë shqiptare me nerva

Food
2 vjet më parë | Iconstyle.al
Harroji lule. Mënyra e pagabueshme për të qetësuar një vajzë shqiptare me nerva

Harroji lule. Mënyra e pagabueshme për të qetësuar një vajzë shqiptare me nerva

Ok, e ke dreqosur disi muhabetin me të dashurën tënde dhe ajo falja e lodhur që kërkove duket se nuk po bën punë sepse vijon të mbetet “seen”. Dhe gjasat janë që ashtu do të vijojë të mbetet përsa kohë nuk gjen një mënyrë më kreative për t’i kërkuar ndjesë sepse e dimë mirë sesa gjatë i mbajnë nervat një vajze shqiptare.

Por një mik që të do të mirën i quajtur Snapfood mund të të vijë në ndihmë.

 

Hap aplikacionin dhe në krye të faqes shtyp ikonën “Ëmbëlsira” (për ta ëmbëlsuar situatën, kupton?).

Përzgjidh të preferuarën e saj (nëse nuk e di, torta Oreo s’të lë kurrë në baltë), fute në shportë, vendos adresën e shtëpisë së saj si destinacion dhe tek shënimet për motorristin, shto dhe numrin e saj të telefonit.

Madje, madje mund t’i shkruash dhe motorristit t’i kërkojë falje në emrin tënd. Luaj me elementin e surprizës, ajo s’do ta presë kurrë!

Tani prit mesazhin që të lajmëron se porosia është dorëzuar. Jepi asaj kohë të shuajë urinë dhe bashkë me të edhe nervat dhe tashmë mund t’i shkruash në chat-in e Snapfood.

Nise me një “Të bëftë mirë” dhe pastaj vijo me ndjesën tënde të sinqertë. Në chat mund të dërgosh mesazhe zanore, foto etj kështu që dërgoji dhe një foto të fytyrës tënde të keqardhur dhe urime për punën e paqme! Ajo do të shndërrohet sërish në një bebushe.

Për të shkarkuar aplikacionin, kliko në këtë link

https://snapfood.al/download-app