Si të argëtohesh në këto ditë të nxehta në Tiranë, nëse nuk shkon dot në plazh

Entertainment
2 vjet më parë | Snapfood
Si të argëtohesh në këto ditë të nxehta në Tiranë, nëse nuk shkon dot në plazh

Si të argëtohesh në këto ditë të nxehta në Tiranë, nëse nuk shkon dot në plazh

Si fillim , ngushëllimet tona të përzemërta për faktin që këto ditë përvëluese, nuk mund t’i kalosh në plazh duke u freskuar. E ndjejmë dhembjen tënde. Por hey… ka plotë mënyra për t’u argëtuar edhe në Tiranë, mjafton të dish se si!

1.Së pari, kryeqyteti nuk është aq bosh sa mendon ti, por për 1000 arsye, njerëzit kanë filluar të dalin gjithnjë e më pak. Kështu që hap hartën e Snapfood, gjej miqtë e tu që ndodhen në Tiranë dhe ftoji për një party në shtëpi me kondicioner. Përzgjidh një listë me këngë të bukura, bëni një sfidë me karaoke, porosisni gjithë ushqimet e pashëndetshme në menu dhe shijoni mbrëmjen pa pikë brerje ndërgjegjeje. Ah po, mos harroni të postoni fotot e festës në SnapStory!

2.Po sikur t’i bësh gjërat pak më interesante? Hidhi një sy përdoruesëve të Snapfood në hartë dhe zgjidh dikë (ose disa) që ta shtosh si shok/shoqe. Nuk ka moment më të mirë për të njohur dikë të ri dhe gjasat janë që dhe personi tjetër do jetë duke u trashur aktualisht në Tiranë. Qoftë një shoqëri e re, qoftë një flirt… pak argëtim nuk i bën keq askujt.

3.Ka ardhur momenti të provosh atë restorantin që ke dashur gjithmonë të shkosh… vetëm! Një Zot e di ç’mund të ndodhë kur je ulur vetëm në tavolinë dhe nuk pret askënd. Ok, mund edhe të mos ndodhë asgjë, por fundja ç’ke për të humbur përveçse një super vakt të shijshëm, në një super restorant, sepse Snapfood sigurisht bashkëpunon me më të mirët dhe tavolinën tënde mund ta rezervosh dhe direkt në aplikacion.

4.Nuk është ekzaktësisht argëtim, por a nuk është argëtuese të fitosh para pa bërë thuajse asgjë? Shfrytëzoje kohën e lirë duke dërguar ftesa për porosi tek miqtë e tu ose përdoruesit e tjerë të Snapfood. Nëse fati të buzëqesh (dhe ke shokë e shoqe të hajrit), do të të shtohen paratë në kuletë që mund t’i përdorësh ashtu siç i ka hije: duke porositur akullore!