Një tjetër restorant i është bashkuar së fundmi familjes së madhe të Snapfood duke shtuar larmishmërinë e pjatave super të shijshme që mund të gjeni në aplikacion. “Gaja&Whiskey” është emri më i ri në listën e Snapfood që me siguri do të shndërrohet në një nga të preferuarit tuaj për dy arsye shumë specifike:
Së pari, gatimet e tyre të bëjnë të të shkojë goja lëng vetëm duke i parë e jo më duke i provuar.
Së dyti, produktet që ata përdorin janë bio, ҫka do të thotë se do të mund të shuani urinë dhe nepsin pa pikëpyetje që lidhen me origjinën e produkteve që po konsumoni.
Në “Gaja&Whiskey” do të gjeni një mori pjatash të larmishme të gatuara me të njëjtin përkushtim, si ato të gatuara në shtëpi.
Specialiteti i tyre: Mishi!
Mishi i përzgjedhur i viҫit dhe i qingjit me origjinë nga alpet shqiptare gatuhet me mjeshtëri nga kuzhinierët e “Gaja&Whiskey” për të ruajtur jo vetëm vlerat ushqimore por edhe aromën spektakolare, që i bën këto pjata unike. Jo më pak të rëndësishme janë gjellërat e shijshme tradicionale shqiptare apo hamburgerët me qofte artizanale. Një parajsë për adhuruesit e ushqimit të mirë.
Porosit online në aplikacion: https://snapfood.al/download-app