Një horoskop i ri i shekullit digjital
Aplikacionet ushqimore nuk janë më thjesht për të porositur ushqim. Ato janë një pasqyrë e imtësishme e karakterit, stilit të jetesës, madje edhe marrëdhënieve tona. SnapFood, me të gjithë gamën e funksioneve që ofron, është bërë një lloj rrjeti social i heshtur që ruan zakonet tona më të shpeshta⦠dhe më të çuditshme.
Prototipat më të zakonshëm të SnapFood-it shqiptar:
1. Strategu i Cashback-ut
Ky përdorues nuk bën asnjë porosi pa llogaritur fitimin. Ai aktivizon çdo kupon, planifikon rezervime me pagesë me kartë vetëm për të përfituar shpërblimin maksimal. Llogaria e tij në Wallet është më e organizuar se një bilanc bankar.
2. Socialisti i Story-ve
Fotografon çdo porosi, çdo pjatë, dhe poston në SnapStory. Përdor filtër. Përdor emoji. E gjen më shumë në âstoriesâ sesa në chat â për të, SnapFood është TikTok-u ushqimor.
3. Shpërndarësi i Dhuratave
Ky është ai që të surprizon me një dërgesë ëmbëlsire në fundjavë ose një sushi në mes të javës. Nuk ka rëndësi nëse jeni të afërt apo jo. Për të, ushqimi është një gjuhë universale e dashurisë.
4. Njeriu që i ka të gjitha në âfavoritesâ por asnjëherë nuk porosit
Ai është një ëndërrimtar. Ka një listë pafund me restorante dhe pjata, por për ndonjë arsye misterioze, nuk kalon kurrë në veprim. Ndoshta pret momentin perfekt... që nuk vjen kurrë.