Cili lloj porositësi je? Zbulo veten përpara se të vijë darka!!
Njerëzit ndahen në dy lloje: ata që nuk dinë çfarë të hanë⦠dhe ata që pretendojnë se dinë. E kur vjen puna te porositë, SnapFood i njeh të gjithë â nga më të shpejtët tek ata që sâjanë gati as për të ngrënë një biskotë pa marrë mendimin e gjithë grupit të chat-it.
Gati për ta zbuluar se në cilën kategori futesh ti?
1. I vendosuri
Nuk ka kohë për dyshime. Uria sâpret.
Ky porositës është si James Bond me urdhër misioni: hap SnapFood, zgjidh, porosit dhe... kaq. E njeh menunë përmendësh dhe sâe ndalon asgjë â përveçse ndoshta një telefonate që thotë âa më merr dhe mua një pjatë?â
2. I pavendosuri
Bën scroll, lexon review, kontrollon Instagramin e lokalit... dhe porosit atë që porosit gjithmonë.
Ky është mjeshtri i prokrastinimit ushqimor. Do të analizojë çdo opsion, do tâi lexojë përshkrimet sikur po zgjedh një apartament për të blerë dhe në fund, prapë përfundon me... sushi-n klasik. S'ka asgjë të keqe, por hajde vendose më shpejt se na ra sheqeri!
3. Eksperimentuesi
Ka porositur diçka që askush sâe dinte që ekzistonte.
Ky porositës është Indiana Jones i ushqimit â çdo porosi është një aventurë. Nuk i trembet erëzave misterioze dhe as përshkrimeve që përfundojnë me âshije autentike ballkanike-meksikane-koreaneâ. Herë del me fitore, herë me... surpriza që duhen shoqëruar me ujë shumë të ftohtë.
4. Gjahtari i ofertave
Nuk ha, nëse nuk kursen.
Ky është specialisti i kuponëve, mjeshtër i kodeve promocionale, dhe shpesh i pari që komenton në postimet tona: âKa ndonjë ulje sot?â Kur gjen zbritje, gëzimi është më i madh se kur i vjen porosia. E ushqimi? Epo... është i shijshëm sepse ishte me -20%.
BONUS: Ti, pasi lexove këtë
Ndoshta e gjete veten, ndoshta jo. Ndoshta je një përzierje e të gjithëve â por një gjë është e sigurt: je i uritur tani.
E pra, çfarë pret?
Hap aplikacionin SnapFood dhe porosit pjaten tënde të preferuar.
Pavarësisht nëse je "i vendosuri" apo "i pavendosuri", një gjë nuk ndryshon kurrë: uria ka nevojë për veprim.