Ke fituar para me Snapfood? Ja si t’i përdorësh

Food
2 vjet më parë | Iconstyle.al
Ke fituar para me Snapfood? Ja si t’i përdorësh

Ke fituar para me Snapfood? Ja si t’i përdorësh

Në Snapfood, besnikëria shpërblehet dhe nuk është më risi që për ҫdo porosi, përdoruesit e aplikacionit marrin para mbrapsht në sajë të opsionit Cashback (kliko këtu).

Pas ҫdo blerje që ju bëni në aplikacion, në kuletën tuaj virtuale që gjendet tek “Llogaria”, do të grumbullohen paratë dhe sa më shumë të porosisni, aq më e lartë është përqindja që fitoni. Dhe le të themi që tashmë keni grumbulluar një shumë të caktuar… po tani ҫfarë?

Erdhi momenti t’i përdorni! Nisni të bëni një porosi si zakonisht dhe në check out, kur vjen momenti për të paguar, shfaqet një dritare ku shkruhet “Dëshironi të përdorni cashback?”, dhe nën të keni dhe vlerën që ju keni të depozituar në kuletë.

Në varësi të vlerës që keni të grumbulluar, ju mund të zgjidhni të paguani të gjithë faturën me paratë që keni në kuletë, ose një pjesë të saj, duke shënuar në dritaren e përcaktuar vlerën që dëshironi.

Një detaj i rëndësishëm është fakti që Snapfood është i pari aplikacion në llojin e tij që vendos të shpërblejë përdoruesit me para të vërteta dhe jo duke përdorur një sistem pikësh, që mund ta bëjë një proces të koklavitur shpenzimin e tyre.

Falë transparencës dhe organizimit tejet praktik e të thjeshtë, porositja e ushqimit në Snapfood është praktikisht “bukë e djathë”!

Shkarko aplikacionin: https://snapfood.al/download-app