Më pak stres, më pak uri, më shumë para! Në Snapfood besnikëria shpërblehet

Food
2 vjet më parë | Neps.al
Më pak stres, më pak uri, më shumë para! Në Snapfood besnikëria shpërblehet

Më pak stres, më pak uri, më shumë para! Në Snapfood besnikëria shpërblehet

 

Besnikëria konsiderohet një ndër virtytet më të mira dhe në Snapfood, një gjë e tillë shpërblehet në forma të ndryshme: Në para, kohë të kursyer dhe më pak stres.

Ҫdo të thuash me “para”?

Po, po, para prej vërteti! Falë opsionit Cashback, përdoruesit e Snapfood marrin para mbrapsht pas ҫdo porosie dhe sa më e lartë të jetë vlera e porosisë, aq më shumë lekë fiton.

Gjithashtu, sa më shpesh të pororsisësh dhe të avancosh në status nga Silver, në Gold dhe Platinium, aq më e lartë është përqindja e parave që ti merr mbrapsht. Këto para depozitohen në kuletën tënde në Snapfood dhe ti mund t’i përdorësh për porosi sipas dëshirës. Ndaj nëse ke kohë që nuk e ke kontrolluar kuletën, bën mirë t’i hedhësh një sy se mund të kesh një surprizë.

Po kohën dhe stresin si ma kurseni?

Qëllimi përse është krijuar Snapfood është pikërisht për t’ja thjeshtuar sa më shumë jetën përdoruesëve të tij, kur vjen puna tek ushqimi dhe jo vetëm (pjesë e Snapfood janë dhe marketet, farmacitë dhe dyqanet e duhanit).

Me ҫdo restorant të shtuar në aplikacion, aq më e larmishme bëhet mundësia e zgjedhjes gjë që për dikë mund të shndërrohet në stres dhe kohë të harxhuar duke klikuar menu pas menuje për të gjetur ushqimin e preferuar. Për këtë arsye, Snapfood ka menduar për dy mënyra për t’ju lehtësuar punën.

Së pari është mundësia e ripërsëritjes së një porosie të kaluar. Në panelin në pjesën fundore të ekranit, zgjedh opsionin “Porositë”, kalon më tej tek “Porositë e kaluara”, përzgjedh të preferuarën tënde që e di që nuk do të të zhgënjejë dhe klikon “Porosit përsëri”.

Një lojë fëmijësh praktikisht, veҫanërisht e dobishme kur nuk po të shohin më sytë nga uria.

Së dyti, Snapfood të lejon të zgjedhësh të preferuarat e tua, si për pjatat, ashtu edhe për restorantet. Mjafton të bësh check simbolin e zemrës që gjendet në krah të ҫdo pjate dhe ҫdo restoranti dhe këto të fundit, do të shfaqen në listën e “Të Preferuarat” në llogarinë tënde.

Nga aty, do të jetë fare e thjeshtë për të bërë një porosi të re në pak sekonda.

Akoma nuk e ke shkarkuar aplikacionin? Kliko tani linkun https://snapfood.al/download-app