Çunat kavalierë jo vetëm të qerasin në restorant, por të dërgojnë edhe porosi ushqimi dhuratë tek dera e shtëpisë!

Entertainment
11 muaj më parë | iconstyle.al
Çunat kavalierë jo vetëm të qerasin në restorant, por të dërgojnë edhe porosi ushqimi dhuratë tek dera e shtëpisë!

Çunat kavalierë jo vetëm të qerasin në restorant, por të dërgojnë edhe porosi ushqimi dhuratë tek dera e shtëpisë!

Nëse në shtetet e tjera fatura mes djalit dhe vajzës në të shumtën e rasteve ndahet 50:50, e kundërta ndodh në Shqipëri.

Për fatin tonë të mirë, jo vetëm që vajzat trajtohen si princesha kur bëhet fjala për të paguar tavolinën, por edhe mes miqsh djemtë preferojnë t’i respektojnë të ftuarit duke qerasur.

Meshkujt shqiptarë e shohin si “detyrim” me dëshirën e tyre të plotë të na llastojnë duke na paguar vaktin dhe duhet ta pranojmë, ky llastim na pëlqen e na bën të ndjejmë një lloj kujdesi nga ana e mashkullit.

Mirëpo, çunat tamam kavaliera e tregojnë veten edhe jashtë restorantit! E kemi fjalën për gjestin e bukur kur ta dërgojnë ushqimin edhe tek dera e shtëpisë!

“Zemër, s’ke ngrënë ti? Dil jashtë se po të vjen një porosi”

Ja, kaq e thjeshtë kjo fjali për ta bërë një vajzë të lumtur dhe akoma më e thjeshtë porosia, nëse keni shkarkuar Snapfood!

Restorantet më të mira të Tiranës ndodhen në aplikacion, ndërsa pagesa mund të bëhet lehtësisht me kartë. Zgjidhni opsionin Dërgo porosinë dhuratë dhe plotësoni të dhënat.

Madje, i lini dhe një shënim të lezetshëm bashkë me porosinë e dërguar.

Et voila! Porosia i shkon personit që ju dëshironi dhe dita i bëhet njëmijë!

S’ka qenë kurrë më e lehtë! Nëse keni bërë ndonjë sherr, zgjidhja është sërish Snapfood! Ushqimi i mirë i zbut të gjitha zënkat!

 Shkarkoni SNAPFOOD dhe ju bëftë mirë!