Në Snapfood mund të gjesh dhe dashurinë e jetës! Jo, nuk e kemi fjalën për ushqimin…

Food
1 vit më parë | Iconstyle.al
Në Snapfood mund të gjesh dhe dashurinë e jetës! Jo, nuk e kemi fjalën për ushqimin…

Në Snapfood mund të gjesh dhe dashurinë e jetës! Jo, nuk e kemi fjalën për ushqimin…

Na lejoni ta nisim me një kërkesë falje të ndjerë për ushqimin që po i heqim titullin “dashuria e jetës”, por në Snapfood, gjërat janë bërë interesante edhe në një tjetër drejtim. Në aplikacion, përveÒ«se mund të porosisni ushqim (dhe jo vetëm) nga restorantet me të mirë të kryeqytetit, mund të bëni dhe njohje të reja. Kjo falë hartës së Snapfood që na lejoni të themi se është opsioni më i paparë.

Nëse klikoni ikonën me tre pikat vertikale në hapësirën Biseda, do të gjeni hartën e Snapfood ku gjenden jo vetëm restorantet që janë pjesë e aplikacionit, por edhe të gjithë përdoruesit e tij.

Falë vendndodhjes në hartë  ju mund të shihni fare thjeshtë kë keni më afër, mund t’i dërgoni atyre ftesa për t’i shtuar si shokë e më pas të komunikoni në chat me ta dhe pse jo, të ndani disa ushqime të shijshme së bashku. Të gjitha nën Ò«atinë virtuale të Snapfood.

Ai djali apo ajo vajza që ke fiksim është në listën e Snapfooders? Òªoji një ftesë dhe thyeje akullin!

Por aplikacioni sigurisht ka menduar edhe për ata që janë disi më diskretë. Në opsionin “Konfigurime” , ju mund të zgjidhni të fshihni vendndodhjen tuaj në hartën e Snapfood, të fshihni llogarinë tuaj nga përdoruesit e tjerë të Snapfood ose të përzgjidhni specifikisht kush mund ta shohë vendndodhjen tuaj.

Privatësia juaj është e vyer dhe Snapfood e respekton atë.

Shkarkoni aplikacionin: https://snapfood.al/download-app