“E hëngra drekën këtu!” Snapfood ta sjell ushqimin dhe në mes të trafikut

Food
2 vjet më parë | Iconstyle.al
“E hëngra drekën këtu!” Snapfood ta sjell ushqimin dhe në mes të trafikut

“E hëngra drekën këtu!” Snapfood ta sjell ushqimin dhe në mes të trafikut

Qoftë një ditë e bukur me diell, qoftë një ditë me shi me gjyma, një gjë dihet gjithmonë në Tiranë: Trafiku nuk mungon kurrë, veҫanërisht në një vend specifik, në parkingun poshtë sheshit Skënderbej, i quajtur ndryshe “makthi i shoferëve”.

Por ҫ’ndodh në rastet kur ngec në orarin e drekës në parkingun më famëkeq të kryeqytetit? E ha drekën në makinë!

Pikërisht kjo i ka ndodhur një përdoruesi të Snapfood, i cili e ka gjetur zgjidhjen tek aplikacioni i shpërndarjes së ushqimit, teksa priste i uritur për të dalë nga parkingu.

“1 orë fiks tek parkimi poshtë sheshit. E hëngra drekën këtu, i keni super motorristët!” –shkruan ai, duke shpjeguar se drekën ia ka sjellë korrieri brenda në parking, ndërkohë që priste në trafik për të dalë.

Falë mundësisë për të shtuar disa adresa në bazë të vendndodhjes, Snapfood ua ka thjeshtuar edhe më tepër përdoruesëve të tij mundësinë e porositjes online, siç ka ndodhur në rastin e të riut të ngecur në trafik.

Një tjetër lehtësi është ajo e mundësisë së pagesës me kartë debiti ose krediti, çka do të thotë se edhe nëse ai nuk do të kishte pasur para me vete, sërish do ta shijonte drekën e tij në trafik falë pagesës online. A ka më thjeshtë se kaq?

Nuk e ke ende aplikacionin? Kliko këtu:

https://snapfood.al/download-app