Imagjinoni dy njerëz që takohen për herë të parë në një restorant. Emocionet janë në ajër, menutë duket sikur janë një provim, dhe çdo porosi është një mënyrë për të lënë përshtypje.
Në takimin e parë
Ajo shikon menunë për pesë minuta, përpiqet të duket vendimtare por jo e komplikuar:
â âDo marr sallatën⦠edhe një ujë, ju lutem.â
Ai në fakt dëshiron një burger, por zgjedh makarona, që duken elegante dhe jo shumë të rrezikshme. Të dy shmangin hudhrën dhe qepët. Për ëmbëlsirë?
â âNdoshta ndajmë një cheesecake,â thotë ai, me shpresën se tingëllon romantike.
Pas një viti së bashku
I njëjti çift, i njëjti restorant, por atmosfera ka ndryshuar krejtësisht. Ajo as nuk hap menunë:
â âNjë burger me shumë patatina dhe një Coca-Cola, ju lutem.â
Ai pa u menduar dy herë:
â âNjë pica me shumë djathë. Edhe mos harro salcën me hudhra.â
Tani garojnë kush do marrë pataten e fundit dhe secili kërkon ëmbëlsirën e vet, pa asnjë ide për ta ndarë. Rehatia ka zëvendësuar formalitetin, humori ka marrë vendin e sikletit.
Ushqimi tregon ku ndodhemi në një marrëdhënie. Takimi i parë është për të bërë përshtypje, pas një viti është për të shijuar. Dhe kjo është bukuria e vakteve të përbashkëta: ato pasqyrojnë mënyrën se si lidhjet tona evoluojnë. Pikërisht këtë inkurajon edhe Snapfood: qoftë në takimin e parë, apo në darkën e njëqindtë, ushqimi mbetet gjithmonë urë që lidh njerëzit, mes të qeshurash, afërsie dhe dashurie.