Nëse jeni një prej SnapFoodies tanë besnikë, e dini mirë që në aplikacion ka ekzistuar që prej fillimit mundësia të paguash me kartë krediti apo debiti.
E teksa aplikacione të tjera si Foodini bërtasin me të madhe si inovacion edhe nëpër reklamat e "Big
Brother VIP" pagesën me kartë, SnapFood e ka ofruar gjithmonë këtë opsion prej vitesh.
Sipas një raporti nga Monitor, përdorimi i kartave të kreditit dhe debitit sa vjen e shtohet në vendin tonë
dhe së fundmi, duket se të gjithë po paguajnë me to!
Nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit 2023 numri i kartave bankare aktive arriti në 1.43
milionë, në rritje me 4.6% krahasuar me një vit më parë.
Numri i kartave të debitit arriti në 1.24 milionë, në rritje vjetore me 5%. Ky produkt ngelet dominues
dhe përbën pothuajse 87% të numrit të përgjithshëm të kartave bankare.
Meqë jemi këtu, na lejoni t’ju rikujtojmë se në SnapFood mund të transferoni kredit në kuletë mes njëri-
tjetrit, pa qenë nevoja të përdorni cash. Mjafton të regjistroni kartën tuaj.
Dorëzim rrufe
Me siguri keni mësuar së fundmi se aplikacioni për shpërndarjen e ushqimit, Wolt, iu bashkua tregut
shqiptar, ndërsa klientët që e kanë provuar kanë mbetur të kënaqur prej faktit që aplikacioni s'i vonon
porositë.
Këtu vlen të theksojmë se një prej veçorive që na ka dalluar gjithmonë ndër të tjera, është pikërisht
shërbimi ynë i shpejtë. Klientët tanë konfirmojnë se motoristi nuk është vonuar asnjëherë më tepër sesa
koha e parashikuar dhe porosia ka mbërritur gjithmonë shpejt dhe e ngrohtë.
Megjithatë, SnapFood nuk është vetëm kaq! Nuk është vetëm aplikacion për shpërndarjen e shpejtë të
ushqimit, por një rrjet i mirëfilltë social.
SnapFood është një mënyrë jetese, ndërsa më poshtë po ju listojmë disa pika kryesore që aplikacioni
ofron për ju:
- Lidhuni me miqtë dhe bëni njohje të reja
- Chat-oni, telefononi me zë dhe me video miqtë tuaj direkt në aplikacion
- Zbuloni restorante të reja dhe SnapFoodies në zonën tuaj, me hartën interaktive
- Dërgoni porosi dhuratë për të dashurit tuaj
- Fitoni para duke referuar miq ose duke i ftuar ata të porosisin
- Fitoni para mbrapsht për çdo porosi (cashback)
- Shijoni promocione dhe oferta ekskluzive
-Përfitoni ulje për studentët me kartën e studentit
-etj., etj., etj...
Paguhesh për të ngrënë!
Referove një mik? Fito para. Ftove dikë për të porositur? Fito para. Porosite ushqim për veten? Fito
mbrapsht cashback (para!).
Është si të kesh një “punë të dytë”, por në vend që të punosh, thjesht po shijon ushqimin e shijshëm!
Çfarë po prisni? Shkarkoni aplikacionin tani dhe na falënderoni në Instagram.