A ju ka marrë malli për një mbrëmje të këndshme me miqtë, duke parë një film të mirë dhe duke shijuar ushqime të shijshme? Organizimi i një darke kinemaje në shtëpi është më i lehtë se kurrë me SnapFood!
Porosisni ushqimet tuaja të preferuara dhe shijojini së bashku me miqtë, teksa kërkoni filmin perfekt për mbrëmjen. Shndërrojeni shtëpinë në një kinema private, vetëm me disa klikime.
Si fillim,dërgojini një mesazh miqve në SnapFood për t’u mbledhur së bashku, tregojini vendin dhe orën.
Porosisni Ushqimet Tuaja të Preferuara në SnapFood
Një shumëllojshmëri restorantesh dhe kuzhinash prej të cilave mund të zgjidhni - qoftë pica klasike, sushi ekzotike apo makaronat, specialitetin italian. Thjesht hapni aplikacionin, eksploroni ofertat dhe shtoni në shportë gjithçka që ju tërheq. Mos harroni të shtoni edhe ndonjë ëmbëlsirë për t'i bërë gjërat më interesante!
Zgjidhni Filmin Perfekt për mbrëmjen
Ndërkohë që prisni porosinë të përgatitet dhe të mbërrijë në derën tuaj me korrierët tanë të shpejtë, është koha të zgjidhni filmin e duhur. Hapni “Filma 24”, “Netflix” apo çdo platformë tjetër ku mund të shikoni filma, zgjidhni zhanrin, filmin që ju tërhoqi dhe jeni gati për një mbrëmje gallatë!
Ndani Faturat pa Stres
Nuk ka më nevojë për llogaritje të komplikuara apo debate se kush duhet të paguajë për çfarë. Thjesht shtoni artikujt që dëshironi në shportën tuaj, zgjidhni opsionin "Ndaj faturën" dhe SnapFood do të llogarisë shumën për secilin person. Pagesa bëhet direkt përmes aplikacionit nëpërmjet kartës së kreditit apo debitit, duke e bërë të gjithë procesin pa probleme dhe pa stres. Kështu, mund të përqendroheni në atë që ka vërtet rëndësi - kalimin e kohës cilësore me miqtë tuaj!
Përfitoni Cashback
E dini çfarë e bën edhe më të bukur një mbrëmje filmash me SnapFood? Cashback-u që fitoni me çdo porosi! Një pjesë e shumës që shpenzoni kthehet në kuletën tuaj të SnapFood, të cilën mund ta përdorni për porositë tuaja të ardhshme. Sa më shumë porosisni, aq më tepër fitoni!
Nuk ka asgjë më të mirë sesa të shijosh një film të këndshëm me shoqërinë e njerëzve të dashur, veçanërisht kur e gjitha vjen me lehtësinë dhe përfitimet e SnapFood!
Kliko këtu për t’u futur në një botë të madhe përfitimesh- SHKARKO SNAPFOOD