KUZHINË/ LAJME Për pjata delikate dhe të shijshme zgjidh “New Patricia”, prurja më e re në SnapFood!

Food
3 vjet më parë | Neps.al
KUZHINË/ LAJME Për pjata delikate dhe të shijshme zgjidh “New Patricia”, prurja më e re në SnapFood!

KUZHINË/ LAJME Për pjata delikate dhe të shijshme zgjidh “New Patricia”, prurja më e re në SnapFood!

Një tjetër restorant me menu fantastike i bashkohet SnapFood dhe fjala është për “New Patricia”.  Është e lokalizuar në qendër të Tiranës, por qasja e saj në SnapFood padyshim ju kursen kohën dhe rrugën për të vajtur deri atje.

Nëse të duhet një sugjerim se çfarë duhet të shijosh me patjetër nga ky restorant, neps.al të vjen në ndihmë me disa alternativa të shpejta.

Së pari mund ta nisësh me mesoret. Për shembull kunguj të pjekur me salcë taratori. Këtu kungujt janë të pjekur në zgarë, të marinuar me vaj ulliri ekstra të virgjër, hudhra, majdanoz, salcë kosi ose kos.

Për të kaluar më pas tek sallata, ku padyshim duhet të provoni specialitetin e lokalit: Sallatën Patricia. Një supë krem pule, me perime apo kërpudha i bën mirë çdokujt, prandaj mos bëni shumë naze nëse doni linja të bukura këtë verë.

Pjata kryesore ju takon juve ta zgjidhni. Mund të orientoheni nga antipastat e ftohta me bazë frutat e detit, spaghettit apo raviolit e kombinuar me lloj-lloj përbërësish të shijshëm.

Nuk mungon mishi për të gjithë ju që mbaroni pas bërxollave apo biftekut të gicit në zgarë, ose peshku (koc ose levrek), gjithashtu i zgarës.

Menuja nuk mbaron me kaq në fakt sepse “New Patricia”ofron edhe picat ku do të veçonim këtu atë të fshatit, me bacon, me tartuf dhe sigurisht picën “Patricia”.

Me kaq shumë pjata sa përmendëm na erdhi oreksi. Mos harroni se nutricionistët rekomandojnë që darka të konsumohet në orën 19:00, prandaj nuk ka kohë për të humbur!

Shkarko SnapFood dhe shijojeni mbrëmjen e kësaj të diele me një pjatë të shijshme nga restorant “ New Patricia”.