Në Snapfood po ndodhin ҫudira! Fito para pa limit, pa shpenzuar asgjë

Food
1 vit më parë | Neps.al
Në Snapfood po ndodhin ҫudira! Fito para pa limit, pa shpenzuar asgjë

Në Snapfood po ndodhin ҫudira! Fito para pa limit, pa shpenzuar asgjë

Si të mos mjaftonte opsioni Cashback (lexo këtu), Snapfood tashmë sjell një mënyrë të re për të shpërblyer përdoruesit e tij. Aplikacioni i shpërndarjes së ushqimit prezanton opsionin “Fto dhe Fito” nëpërmjet së cilit, Ò«do përdorues ekzistent, fton miqtë e tij të regjistrohen në aplikacion dhe për këtë, të dy palët fitojnë para në kuletën e tyre të cilat mund t’i shfrytëzojnë për të porositur në Ò«do kohë.

E shpjeguar hollë hollë…

Në llogarinë tuaj në Snapfood, klikoni në opsionin Fto dhe Fito, ku në hapësirën “Fto” do të gjeni një kod që mund ta kopjoni ose ta shpërndani në kanale të ndryshme komunikimi me miqtë tuaj. Në momentin që secili prej tyre regjistrohet në aplikacion me kodin në fjalë, automatikisht në llogarinë tuaj do të shtohen 100 lekë dhe po ashtu dhe në llogarinë e mikut tuaj, vetëm për disa klikime, pa shpenzuar asgjë. Shumë e bukur për të qenë e vërtetë?! Ja që është!

Dhe nuk mbaron me kaq…
 Kur miku juaj të regjistrohet në aplikacion me kodin tuaj, ai merr dhe një ftesë për të porositur në orare të caktuara. Si për Ò«do përdorues në Snapfood, ai do të përfitojë cashback (para mbrapsht) për porosinë e tij, por së bashku me të edhe ju. Nëse miku juaj porosit në oraret 10.30-12.00 ose 15.30-19.30 ju do të përfitoni në balancën tuaj 2% të vlerës së porosisë që ai ka bërë në aplikacion. Nëse ai porosit jashtë këtij orari, ju përfitoni 1% të vlerës.

Pooor kujdes!

Së pari, ju mund të dërgoni vetëm 5 ftesa ndaj studiojeni mirë listën tuaj të kontakteve. Nëse i dërgon të 5-ta ftesat në një ditë dhe secili prej 5 miqve tuaj regjistrohet në Snapfood, mund të fitosh 500 lekë në një ditë të vetme pa shpenzuar dhe pa u lodhur fare.

Së dyti,  mund të fitoni pa limit nëse miqtë që keni ftuar (apo Ò«do përdorues tjetër), i shfrytëzojnë ftesat e porosive brenda 24 orëve nga momenti që ju ua keni dërguar. Ftesat për porosi mund të dërgohen Ò«do një orë.

Në Snapfood të pret një botë me përfitime. Shkarkoje tani aplikacionin nëse ende nuk e ke:https://snapfood.al/download-app