Prej thuajse dy muajsh Shqipëria i është nënshtruar një izolimi të pashembullt si masë mbrojtëse ndaj përhapjes së pandemisë COVID-19.
Por teksa në sistemin shëndëtësor një gjë e tillë ka sjellë efekte pozitive, për ekonominë shqiptare ky izolim ka qenë një goditje e fuqishme, pas së cilës do të duhet një kohë e gjatë derisa të ringrihet sërish.
Efektet kanë qenë thuajse fatale kryesisht për sektorin e bareve dhe restoranteve, që përgjatë gjithë kësaj kohe kanë përjetuar një humbje të jashtëzakonshme e shumë prej tyre mendohet se nuk do të jenë më në gjendje të rihapin dyert pas përfundimit të pandemisë.
Megjithatë, disa prej tyre, e kanë gjetur një rrugë shpëtimi për të mos u rrëzuar në mënyrë përfundimtare.
Pandemia e COVID-19 ka nxjerrë në pah rëndësinë e shërbimit delivery, që në këtë kohë të vështirë, i ka mundësuar bizneseve të shumta që të vijojnë punën duke mos rrezikuar shëndetin e punonjësve apo klientëve.
Ndaj për t’i lehtësuar sa më shumë barrën në këtë kohë kur klientela është ende tejet e kufizuar, kompania Snapfood ka ndërmarrë një nismë për t’u duartrokitur.
Që prej fillimit të izolimit, Snapfood ka ulur në mënyrë drastike tarifat e shërbimit për të gjithë bizneset që janë pjesë e aplikacionit, duke u mundësuar atyre frymëmarrje në këto momente kritike.
![]()
“Këto biznese janë partnerët tanë dhe jemi munduar me aq sa mundemi t’u vijmë në ndihmë për t’i lehtësuar sadopak, duke qenë se shërbimi delivery është e vetmja mënyrë sesi ata mund të operojnë aktualisht.”-shprehet Xhesika Pjeçi, menaxhere e “Snapfood”.
Por gjithashtu, një rëndësi e veçantë u është dhënë bizneseve që ofrojnë produkte të domosdoshme për qytetarët si farmacitë e supermarketet por edhe dyqanet e duhanit, të cilat janë bërë pjesë e Snapfood së fundmi dhe operojnë në aplikacion me një tarifë 0, në mënyrë që të vijojnë aktivitetin e tyre pa presionin e shpenzimeve të shtuara për shërbimin e shpërndarjes. ![]()
Ky hap domethënës i Snapfood vjen vetëm pak ditë pas gjestit prekës të stafit të kompanisë, që iu bashkua nismës së Bashkisë së Tiranës #adoptonjëgjysh, duke u ofruar falas pazarin disa të moshuarve në kryeqytet të cilët për shkak të izolimit, ishin në pamundësi për të siguruar qoftë dhe produktet më bazike të ushqimit apo higjienës.