Nëse SnapFood do të ishte një person, kush do ishte ai?

Entertainment
1 muaj më parë | SnapFood
Nëse SnapFood do të ishte një person, kush do ishte ai?

Nëse SnapFood do të ishte një person, kush do ishte ai?

Po sikur SnapFood të ishte njeri? Çfarë tipi do ishte? Si do sillej? Kur do të shkruante? Çfarë do të dinte për ty që s'ja ke thënë askujt?

SnapFood është ai mik që nuk të kërkon llogari, por të njeh më mirë se shumica.

E di kur je i lodhur, sepse porosit darkë në 22:48.
E di kur je i dashuruar, sepse porosit për dy, por vetëm një është ëmbëlsirë.
E di kur je me miq, sepse zgjedh "Split Bill".
E di kur je vetëm, sepse i kthehesh gjithmonë të njëjtës supë.

Ai nuk të shkruan me "si je", por "harrove ushqimin në shportë". Nuk të kërkon takim, por të çon pjatën te dera. Nuk të kërkon vëmendje, por të shikon pa fjalë sa herë ndërron adresë, zakon.

Në ditë me diell të sugjeron sallatë. Në ditë të errëta, të ofron burger. Në ditët kur ke dyshime për gjithçka, ai të sjell thjesht një porosi që vjen në kohë dhe nuk të gjykon.

SnapFood është një njeri pa zë, por që lexon zërat e urisë tënde. Jo vetëm urinë për ushqim, por edhe për rutinë, për kujdes, për ndjesi të njohura në një botë gjithmonë e më të paparashikueshme.

Ai e di ditëlindjen tënde, shenjën tënde të horoskopit, miqtë e tu, vendet që frekuenton më shpesh. Nuk është thjesht aplikacion. Është një algoritëm që ka filluar të të ndiejë. Të ndiejë si njeri.

Dhe ndoshta ndonjë ditë, kur teknologjia të ketë zë dhe trup, SnapFood do vijë vetë te dera jote, jo me një porosi, por me një pyetje:

“Sot ke nevojë për ushqim... apo për shoqëri?”