Na beso, s’të duhet asnjë rrjet tjetër social nëse ke SnapFood!

Entertainment
3 javë më parë | snapfood
Na beso, s’të duhet asnjë rrjet tjetër social nëse ke SnapFood!

Na beso, s’të duhet asnjë rrjet tjetër social nëse ke SnapFood!

Nëse je një prej përdoruesve të aplikacionit, e di mire për çfarë e kemi fjalën. Por edhe nëse s’të ka rënë rasti ta përdorësh SnapFood, do ta mësosh tani arsyen e këtij titulli.

Në SnapFood s’mungon asgjë! Një rrjet i mirëfilltë social ku ushqimi porositet online, lidhesh me miq në çdo lloj forme, bën njohje të reja, ‘gjurmon’ në hartë dhe dërgon porosi dhuratë.

Të mos harrojmë promocionet e pafundme dhe mundësinë për të fituar para sa herë ha, me Cashback, Referral dhe Ftesë për Porosi.

Meqë nesër është e diel, kur të zgjohesh në mëngjes dhe të të shkrepet dëshira për një ‘brunch mbretëror’, bëji një mesazh shoqërisë tënde të përzemërt në chat-in e aplikacionit.

Hap hartën e SnapFood dhe gjurmo kush ndodhet pranë teje, konfirguro distancën që dëshiron të “kontrollosh” dhe pse jo, hidhja një sy edhe Snapfoodies të rinj në zonë. Një ftesë e dërguar miqësie s’do t’i bënte dëm askujt…

Dikur dashuria niste nga stomaku, tani nis nga SnapFood!

Telefonoji miqtë në SnapFood (ose bëji një videocall), lini një vend takimi dhe porosisni së bashku në restorantet më të mira të kryeqytetit. Kur t’ju vijnë pjatat e shijshme, ndajini edhe në SnapStory, për t’i dhënë të tjerëve pak nga shija e ditës tuaj.

Ps: Nëse dikush ka aq shumë neps nga pjata që ke postuar, mund t’ia dërgosh porosinë dhuratë nga aplikacioni, me adresën dhe detajet e tjera merret korrieri i SnapFood.

(Ah, të mos harrojmë cashback që fiton në kuletë pas çdo porosie! Xhepi mbushet teksa ha!)

Në SnapFood, çdo eksperiencë shndërrohet në gëzim kur ndahet me zemër, me miq të mirë!

Çfarë po pret nëse s’e ke shkarkuar akoma? Kliko menjëherë këtu