Snapfood bën revolucion: Tashmë mund të bëni telefonata me video në aplikacion

Food
1 vit më parë | Iconstyle.al
Snapfood bën revolucion: Tashmë mund të bëni telefonata me video në aplikacion

Snapfood bën revolucion: Tashmë mund të bëni telefonata me video në aplikacion

Në vazhdën e një sërë risish teknologjike që janë revolucion në botën e aplikacioneve për porositjen e ushqimit, Snapfood prezanton së fundmi opsionin e telefonatave me video.

Ky opsion i shtohet atij të chat-it të aplikacionit, duke e plotësuar më tej konceptin e Snapfood jo vetëm si një platformë për porositjen e ushqimit, por si një rrjet social i mirëfilltë, ku përdoruesit mund të komunikojnë në të gjitha format me njëri-tjetrin.

Në hapësirën e Bisedave, ku ndodhet edhe chat-i i shumëpëlqyer nga përdoruesit e Snapfood, mjafton të nisni një bisedë të re ose të hapni një të vjetër dhe në krye të faqes, në krah të emrit të bashkëbiseduesit tuaj, do të gjeni ikonën e kamerës. Me një klikim, ju mund të nisni një bisedë me miqtë tuaj me video dhe të argëtoheni pafund.

Kujdes! Mos harroni t’i jepni akses aplikacionit që të përdorë kamerën dhe mikrofonin e aparatit tuaj celular tek Settings dhe shijoni një bisedë me miqtë tuaj të rinj ose të vjetër në Snapfood, përse jo duke shijuar ushqimin tuaj të preferuar në shoqëri të mirë. GjithÒ«ka në një aplikacion të vetëm

Shkarkoni aplikacionin për të shijuar risitë më të papara që Snapfood ka për t’ju ofruar: https://snapfood.al/download-app