Koronavirusi dhe 14 këshilla për një ushqyerje korrekte gjatë qëndrimit në shtëpi

Food
4 vjet më parë | Neps.al
Koronavirusi dhe 14 këshilla për një ushqyerje korrekte gjatë qëndrimit në shtëpi

Koronavirusi dhe 14 këshilla për një ushqyerje korrekte gjatë qëndrimit në shtëpi

Për një ushqyerje të shëndetshme gjatë kësaj periudhe që izolimi vazhdon specialistët këshillojnë një regjim të shëndetshëm ushqimor.

Ja disa këshilla praktike:

• Pini ujë mjaftueshëm çdo ditë (të paktën 1.5 l)
• Ndryshoni vazhdimisht ushqimet në tryezën tuaj, monotonia nuk ndihmon për ushqim të shëndetshëm
• Kufizoni përdorimin e kripës dhe sheqerit
• Konsumoni ushqime që sigurojnë të paktën 25 gram fibra në ditë
• Niseni gjithmonë me një mëngjes të shëndetshëm, i cili ndoshta përfshin qumësht ose kos dhe produkte të furrës dhe mos anashkaloni vaktet
• Konsumoni të paktën 5 porcione në ditë me fruta dhe perime (mundësisht 2 fruta dhe 3 perime) duke arritur të paktën 400 gramë, duke ndryshuar ngjyrat e produkteve të ndryshme. Mos harroni se lëngu i frutave nuk zëvendëson kurrë frutat e freskëta
• Konsumoni drithëra (bukë, makarona, oriz etj) duke preferuar ato integrale
• Hani peshk të freskët të paktën 2-3 herë në javë
• Jepi përparësi konsumit të mishit të bardhë dhe kufizo mishin e kuq
• Mos harroni se bishtajoret ofrojnë proteina dhe fibra me cilësi të mirë, përfshijini ato në dietën tuaj të paktën 3-4 herë në javë, ndoshta në një pjatë të vetme me drithëra dhe bishtajore
• Kufizoni konsumin e ushqimeve me shumë yndyrë, kripë dhe sheqer dhe pijet me sheqer
• Përdorni vajin e ullirit ekstra të virgjër, por pa e ekzagjeruar
• Përdorni gatimin me avull apo në skarë duke kufizuar gatimin që përfshin shtimin e sasive të mëdha të yndyrës
• Mos harroni se alkooli nuk është ushqim dhe nuk ka sasi të sigurt dhe të rekomandueshme. Për shëndetin është më mirë të mos e konsumoni.

Bonus: 

Mos harro sesa herë të shkon mendja për diçka të shijshme dhe të shëndetshme sigurisht, shkarko SnapFood dhe porosit ushqimin e preferuar në restorantin që do.

Porosia vjen në adresën tënde vetëm me një klik!