Me Snapfood tashmë mund të rezervosh tavolinën tënde në restorant

Food
1 vit më parë | Neps.al
Me Snapfood tashmë mund të rezervosh tavolinën tënde në restorant

Me Snapfood tashmë mund të rezervosh tavolinën tënde në restorant

Sigurisht që ushqimi që të vjen gati në rehatinë e shtëpisë shijon më së miri, por nuk do të zëvendësojë dot kurrë daljet me miqtë apo familjarët në restorant, në një ambient  ndryshe, rrethuar me njerëz të rinj.

Ndaj harrojini kërkimet e numrave të restoranteve dhe të menuve nëpër rrjetet sociale apo fletpalosje që humbin gjithmonë! Snapfood është këtu për t’jua lehtësuar jetën akoma më shumë. Nëpërmjet opsionit më të ri që ka prezantuar së fundmi, aplikacioni ju lejon tashmë që të rezervoni online tavolinën tuaj në restorant.

Mjafton të shkoni në menunë kryesore, të klikoni kategorinë Rezervim dhe do të gjeni të gjithë listën e restoranteve që ndodhen në Snapfood ku mund të kryeni rezervimin tuaj në vetëm pak klikme.

Zgjidhni restorantin tuaj të preferuar ose pse jo një të ri që dëshironi ta provoni, përzgjidhni pjatat që dëshironi të konsumoni, vendosni numrin e personave që do të jenë në tavolinë dhe orarin kur do të shkoni dhe u kry!

Ju do të merrni një mesazh konfirmimi nga Snapfood dhe në orarin e përcaktuar, restoranti do të jetë gati për t’ju mikpritur ju dhe miqtë tuaj.

Shkarkoni aplikacionin: https://snapfood.al/download-app