Ramazan me Snapfood: Të gjithë restorantet ku mund të porosisësh Iftarin online

Food
2 vjet më parë | Neps.al
Ramazan me Snapfood: Të gjithë restorantet ku mund të porosisësh Iftarin online

Ramazan me Snapfood: Të gjithë restorantet ku mund të porosisësh Iftarin online

Muaji i Ramazanit është një periudhë e bekuar dedikuar solidaritetit, adhurimit dhe sakrificës e padyshim një ndër momentet më të rëndësishme të të gjithë kalendarit islam. Për të festuar këtë muaj të shenjtë, Snapfood ju sjell një përzgjedhje të të gjithë restoranteve për të porositur online Iftarin për veten, familjen apo për të shtruar një festë Iftari për miq e të afërm.

Tradita Arabe

Sikurse sugjeron vetë emri, tek “Tradita arabe” do të gjeni një përzgjedhje speciale të kuzhinës tradicionale arabe, duke filluar me humusin e shijshëm, sallatat unike dhe mishin e viҫit, pulës dhe qingjit,të aromatizuar me erëzat tipike arabe.

Baba Hallall

Ikona e ushqimit të shpejtë hallall në Tiranë! Një shawarma e shijshme shoqëruar me salcat speciale të “Baba Hallall” është pikërisht ajo që ju duhet .

Next Pizza Hallall

Pizza-t nuk janë ekzaktësisht pjesë e menusë së Iftarit, por nëse e dëshironi një të tillë, me “Next Pizza” s’do të gaboni pasi nënproduktet e mishit të përdorura në restorant janë 100% hallall.

Falafel house

Shijen unike të kuzhinës së Lindjes së Mesme do të mund ta gjeni në “Falafel House” me pjata vegane tejet të shijshme, të pasura me vlerat ushqyese që janë të domosdoshme për të gjithë besimtarët që praktikojnë agjërimin përgjatë Ramazanit.

Capitol (hallall)

Nga sufllaqet tek donerët, dyrymi dhe hamburgeri, gjithҫka në Capitol është e bërë me mish vendi 100% hallall. Ndaj është ndër të preferuarit për besimtarët e fesë islame.

Tirana Fried Chicken (hallall)

Në “Tirana Fried Chicken”, menuja konsiston vetëm në mish pule të përgatitur sipas mënyrës islame hallall, ndaj nëse doni të shijoni disa copëza pule të buta, të mbështjella në një shtresë krokante ky është vendi i duhur.

Kliko linkun për të shkarkuar aplikacionin https://snapfood.al/download-app