Çfarë pije je sipas shenjës së horoskopit?

Entertainment
4 muaj më parë | SnapFood
Çfarë pije je sipas shenjës së horoskopit?

Çfarë pije je sipas shenjës së horoskopit?

Thonë që je ajo çfarë pi… dhe kur bëhet fjalë për horoskopin, ky aforizëm bëhet edhe më interesant! Nëse yjet mund të parashikojnë karakterin tënd, atëherë pse të mos përcaktojnë edhe gotën tënde ideale?

Zbulo çfarë pije je sipas shenjës tënde të horoskopit — nga një detox i freskët, deri te një koktej që të ndez menjëherë!

♈ Dashi – Espresso Martini

E fortë, plot energji dhe me temperament.
Dashi ka nevojë për një pije që e ngre në qiell — një përzierje e kafeinës dhe alkoolit është fiks për shpirtin e tij të zjarrtë. Espresso Martini ndez motorët dhe flet për vendosmërinë e tij.

♉ Demi – Smoothie me Avokado & Banane

Të rafinuar dhe hedonistë, kërkojnë shije që të përkëdhelë qiellzën.
Ky smoothie i kremoz dhe ushqyes është gjithçka që Demi dëshiron: i shijshëm, luksoz dhe me një dozë të shëndetshme për trupin e tij që ndjek kënaqësitë.

♊ Binjakët – Mojito

Të gjallë, të shoqërueshëm dhe plot jetë.
Flluskat e Mojitos, aroma e nenexhikut dhe freskia e limonit i përshtaten mendjes lozonjare të Binjakëve. Një koktej që s’rri kurrë i qetë, tamam si ata.

♋ Gaforrja – Çaj i ngrohtë me mjaltë & limon

Emocionale, të kujdesshme dhe shumë shtëpiake.
Një pije qetësuese, ngrohtësi për shpirtin. Gaforrja do diçka që e bën të ndihet në rehati — si një "ngushëllim" në filxhan.

♌ Luani – Aperol Spritz

Mbretëror dhe gjithmonë në qendër të vëmendjes.
Ngjyra portokalli, flluskat elegante dhe shija e rafinuar i përshtaten personalitetit ekstravagant të Luanit. Një pije që bie në sy, njësoj si ai.

♍ Virgjëresha – Pije Detox me kastravec, xhinxher & limon

Të kujdesshme, të pastra dhe të strukturuara.
Një pije e organizuar, e shëndetshme dhe balancuese, fiks për natyrën analitike të Virgjëreshës që e do kontrollin dhe pastrimin e brendshëm.

♎ Peshorja – Bellini

Elegancë, harmoni dhe ndjeshmëri estetike.
Peshorja nuk pi ç’të dalë. Një Bellini – me prosecco dhe pure pjeshke – është i butë, i ëmbël dhe vizualisht perfekt, fiks si shpirti i saj.

♏ Akrepi – Negroni

Misteriozë, intensë dhe të pakompromis.
Shije e thellë, e fortë dhe që nuk i përshtatet kujtdo. Negroni është pija e Akrepit — një koktej që s’ta lehtëson rrugën, por të tërheq me magnetizmin e tij.

♐ Shigjetari – Margarita me spec djegës

Eksplorues, të çmendur pas aventurës dhe pak rebelë.
Një Margarita klasike s’do i mjaftonte. Por kur i shton pak spec, Shigjetari është në elementin e vet — i zjarrtë, i guximshëm dhe kurrë i mërzitshëm.

♑ Bricjapi – Whiskey Sour

I vendosur, klasik dhe me përgjegjësi.
Një pije me personalitet të fortë dhe histori — fiks si Bricjapi që e vlerëson cilësinë, traditën dhe që s’e ka problem të mbajë botën mbi supe, me një gotë në dorë.

♒ Ujori – Matcha Latte me qumësht bajame

Origjinalë, alternativë dhe pak rebelë.
Asgjë “mainstream”. Matcha jeshile, me qumësht bimor, është futuristike dhe “zen” njëkohësisht. Fiks për një Ujor që jeton ndryshe dhe pi edhe më ndryshe.

♓ Peshqit – Smoothie me manaferra & qumësht kokosi

Të ëmbël, të ndjeshëm dhe pak ëndërrimtarë.
Një pije që i ngjan një ëndrre verore. E lehtë, romantike dhe pak magjike — si Peshqit vetë, që shpesh harrojnë se janë në këtë planet.

📲 Porosite direkt në SnapFood

Të shkoi mendja për diçka alkoolike? Apo ndoshta për një smoothie të shëndetshëm? Ndoshta një detox për t’u ndier më lehtë?
Porositeni menjëherë në SnapFood.

Nuk e ke shkarkuar ende aplikacionin?
Kliko këtu dhe shkarko tani: http://download.snapfood.al/app