Të premten lere dietën pushim: 5 pjata super të shijshme për të shuar nepsin në Snapfood

Food
2 vjet më parë | Neps.al
Të premten lere dietën pushim: 5 pjata super të shijshme për të shuar nepsin në Snapfood

Të premten lere dietën pushim: 5 pjata super të shijshme për të shuar nepsin në Snapfood

Keni dëgjuar për “ditën e hiles” në një dietë? Dita e hiles është ajo ditë e javës, ku ti i lejon vetes të hash ushqimet për të cilat ke më tepër neps, ndërkohë që ditët e tjera vijon me dietën tënde si zakonisht. Dhe pse të mos jetë kjo e premte dita jote e hiles? Më poshtë do të gjeni 5 sugjerime nga Snapfood që janë perfekte për të shuar nepsin.

Smash burger nga Delibros

I gjithë ҫelësi i suksesit është tek mishi! Shefat e Delibros janë mjeshtra të përgatitjes së qofteve për burger me mish të përzgjedhur. Shto këtu qepët e karamelizuara që të shkrihen në gojë, salcat spektakolare dhe djathin cheddar… Parajsë!

Brinjë derri BBQ nga Serendipity

Brinjët e gicit të tymosura të vetme janë një kryevepër. Imagjino t’i kombinosh me salcën barbeque… pa fjalë. Shtoji dhe ca patate të shijshme dhe sallatë lakre të marinuar. Një bombë shijesh!

Chicken bucket nga Tirana Fried Chicken

Një shtresë krokante në sipërfaqe që pas kafshimit, të prezanton me mishin e butë të pulës që është kaq e shijshme sa po na shkon goja lëng vetëm duke e menduar. Porosit një kovë me copëzat e pulës për ta ndarë me miqtë dhe përfito gjithashtu patatet e skuqura, Pepsi dhe një sallatë.

Pulled pork burrito nga Wonderbites

Meksika vjen në Tiranë me këtë burrito speciale. Pitja e butë mbështjell mishin e derrit të gatuar me orë të tëra në temperaturë të ulët derisa bëhet super i shkrifët, orizin, specat e pjekur, djathin cheddar, salcat etj. Përqafimi më i shijshëm në botë.

Shawarma pule nga Baba Hallall

Mish i shijshëm pule i shoqëruar me salca super të shijshme dhe përbërësi sekret: turshitë! Një shawarma është gjithmonë një ide e mirë.