Ok, tashmë ti je familjarizuar me story-t në Snapfood, të njohura ndryshe si SnapStory, ku mund të postosh momente nga e përditshmja jote dhe pse jo pjatat e shijshme që ke porositur në aplikacion. Por a e ke vënë re kush janë njerëzit që i shikojnë SnapStory-t e tua? Me shumë gjasa, pjesa më e madhe janë miqtë e tu në Snapfood, por ti ke vrarë mendjen se si kanë përfunduar në profilin tënd ata emrat e rinj që shfaqen në listën e shikimeve…
Këta emra janë Snapfoodies të tjerë, të cilët mund të shohin postimet e tua sepse SnapStory-t e tua janë publike. Dhe ndonëse kjo është një mënyrë shumë e mirë për të njohur njerëz të rinj e për të krijuar miqësi të reja që mund të lindin nga një mesazh i dërguar në SnapStory, sigurisht që ka zgjidhje dhe për ata që postimet e tyre duan t’i ndajnë vetëm me miqtë. Mjafton të klikosh kategorinë Friends në menunë në pjesën e poshtme të ekranit e më tej tre pikat vertikale në pjesën e sipërme në të djathtë. Aty mund të zgjedhësh që SnapStory-t e tua të jenë publike ose private, që të mund të shihen vetëm nga miqtë e tu në Snapfood.
![]()
Por kjo s’do të thotë që s’mund të krijosh njohje të reja. Hap hartën e Snapfood dhe zbulo të gjithë përdoruesit e aplikacionit në një rreze prej 5 km. Ke dikë që dëshiron ta shtosh në listën e miqve? Dërgoji një ftesë miqësie dhe pse jo edhe një ftesë për porosi për të thyer akullin.
![]()
Mund të komunikoni në chat vetëm ose në grup, të bëni telefonata me video dhe të komentoni SnapStory-t e njëri-tjetrit duke u argëtuar pafund, të gjitha këto ndërkohë që mund të shijoni ushqim të mirë kurdo dhe kudo ku jeni. Gjërat po bëhen interesante!